Filmi më i ri i Antonio Banderas dhe Meg Ryan titullohet “My Mom's New Boyfriend”, në të cilin Antonio Banderas ka rolin e një shqiptari. Është një komedi, ku midis protagonistëve të tjerë interpretojnë dhe Selma Blair e Colin Hanks (djali i Tom Hanks). Sipas njoftimeve qe shperndahen nga sajte te ndryshme ne internet në këtë film tregohet për një hajdut veprash arti që interpretohet prej Banderas dhe personazhi ka origjinë shqiptare.
Meg Ryan është e dashura e shqiptarit në film, e cila mendohet se bashkëpunon me të në këtë vjedhje, ndaj FBI-ja vendos për të investiguar këtë çift. Në film çifti viziton një restorant shqiptar, ku kishte flamuj shqiptarë kudo, raki e shumë elemente të tjerë tradicionalë shqiptarë. “I dashuri i ri i mamit” ende nuk ka dalë në kinema , por flitet se do të shfaqet në ekranin e gjerë këtë verë. Kjo nuk është hera e parë që regjisorët e filmave në botë, për të prezantuar subjektet apo rolet e tyre negative, zgjedhin personazhe me origjinë shqiptare. Ne nje nga serite e fundit te "James Bond" flitej perseri per nje personazh negativ nga Shqiperia. Urime Shqiperi! Teksa qeveria po shpenzon miliona per spote televizive ne CNN apo Euronews me ane te te cilave te nxise nje imazh me pozitiv per vendin, ne Hollivud tashme jemi damkosur si kombi i preferuar per prodhimin e hajduteve, krimineleve, vrasesve me pagese dhe mashtruesve.